Rekord fantastik nga Marigona Rushiti

0
98

Marigona Rushiti prej sot e mban rekordin me numrin më të madh të pikëve të shënuara në një ndeshje të basketbollit kosovar.

Basketbollistja e Prishtinës i ka shënuar 116 pikë në ndeshjen ndërmjet skuadrës së saj dhe Vushtrrisë. Prishtina fitoi me rezultat tepër të thellë 126:31, që do të thotë se e gjithë pjesa tjetër e skuadrës kryeqytetase i ka shënuar vetëm 10 pikë.

Ndeshja u zhvillua në Vushtrri dhe ishte e vlefshme për javën e 7-të të Kampionatit të Kosovës në basketboll për femra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu