Për herë të parë Pacolli flet për “shtrëngimin e duarve” me presidentin Trump

0
54

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili është sonte i ftuar në emisionin Oxygen Show me Besim Dinën, është pyetur rreth vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pacolli ka komentuar, për herë të parë, videon që u shpërnda ku shihet ai duke “vrapuar” në drejtim të presidentit të SHBA-ve, për ta përshëndetur atë dhe të ia jap dorën.

“A ka njeri që do të refuzonte të ja jepte dorën Trumpit”,  kjo është pyetja e Pacolli.

“Unë mendova se mos po e humb ndonjë kilogram me nga pas tij, dhe ngajta. Ngajta kogja, kilomtera, katër ditë, dhe i humba 0.2 gramë. Ajo që ishte shumë interesante, kur e shikojsha në youtube, emisionet e Kosovës, komentetet për këtë skenë, ishte jo e organizuar prej meje, nuk ishte dicka e planifikuar, e rastit. Një polic ma hapi hapësirën më përcjelli me dorë që të shkoj, në rregull. Por, kjo më intereson: a ka njëri që do të refuzonte me ia dhënë doën Trumpit. I kam thënë presidentit, më nuk e bëj këtë, unë kam nga pas teje, tash ti duhet me nga pas meje. Dhe unë jam duke prit që ai me nga pas meje”, tha ai./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu