Punëtori bie nga ndërtesa gjatë punës, arrestohet pronari i firmës

0
194

Një punëtor ka rënë nga ndërtesa ku po punonte dhe ka marrë lëndime të rënda trupore në rrugën “Ferdi Curri” në Prishtinë të martën.

Ai është dërguar në QKUK ku edhe po merr tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi (ndërtesë) dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduat mashkull (1981), është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me institucionet përkatëse”, ka thënë Ahmeti.

Me këtë rast janë marrë edhe inspektorët e punës, ndërsa pronari i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.