“NJË DHURATË ME DASHURI” për familjet në nevojë në Kosovë, ndihmo edhe ti

0
258

OJQ “Nëna dhe fëmijë të lumtur” që ndihmon familjet në nevojë në Kosovë edhe sivjet po fillon me kampanjën festive! Ky është Edicioni i 4-të i “NJË DHURATË ME DASHURI”.

“Është festë, andaj ejani të solidarizohemi së bashku!

Kampanja ka për qëllim të grumbullojë dhurata për festat e fundvitit për fëmijët e familjeve në nevojë.

Ju lusim që edhe kësaj here t’i përgjigjeni kërkesës sonë që të mbledhim sa më shumë 🎁
Dhuratat le të përmbajnë gjëra ushqimore – të ëmbla e të njelmta; fletore për ngjyrosje, libër e lodër, te gjitha këto sipas mundësisë.

*Në dhurata të jenë të shënuara mosha dhe gjinia e fëmiut.

Ju lutemi, MOS të ketë veshmbathje në dhurata.

Dhuratat i pranojmë cdo ditë pune prej 10:00 deri 18:00.
Kontakti: +383.49.272.891

Dhuratat do i grumbullojmë deri me datën 28 Dhjetor.

Shume dashuri për ju❤

#njedhuratemedashuri❤

English:

This year, too, we are starting with the festive campaign! This is the 4th Edition ❤

“A GIFT WITH LOVE”

It’s a holiday, so come on in solidarity!
The campaign aims to collect end-of-year holiday gifts for children in need.

We ask you to respond once again to our request to collect as much 🎁
Gifts should contain food – sweet and salty; coloring books, books and toys, all available.

* Gifts should indicate the age and gender of the child.

Please DO NOT have clothing on gifts.

Gifts are accepted every business day from 10:00 to 18:00.
Contact: +383.49.272.891

Gifts will be collected by December 28th.

Much love to you❤” , thuhet në njoftimin e tyre.

Ato mund t’i dërgoni në lokacionin e OJQ ” Nëna dhe fëmijë të lumtur”. Presin njerëzit vullnetmirë si dhe kompani të ndryshme që t’i përkrahin në këtë kampanjë duke e ditur që numri i familjeve të regjistruara në organizatë ka arritur rreth 700. / oxygenpress.info