“Në kërkim” seri dokumentarësh kushtuar kategorive të prekura gjatë luftës në Kosovë (Video)

0
419

Të pagjeturit, të vrarët, të dhunuarit seksual, invalidët e luftës, veteranët, të mbijetuarit e masakrave dhe krime të ndryshme që janë bërë në Kosovë në luftën e fundit do prezantohen në një seri dokumentarësh.
“Në kërkim”, nga korrik, çdo javë sjellë një rrëfim ndryshe, një histori të dhimbshme të kategorive të lartpërmendura. Dokumentarët do të shfaqen në Klan Kosova dhe në ART Doku, kanal i platformës Art Motion, ndërsa për ditën dhe orën do njoftohen publiku në ditët në vijim.
Me qëllimin që të gjithë të rinjtë të mësojnë saktë se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës, që politikanët vazhdimisht të kenë para syve masakrat që janë kryer dhe duke quar mesazhin e këtyre familjeve përpara, dokumentarët do shfaqen derisa në dialogun Kosovë-Serbi të mos kenë ndonjë marrëveshje për ta apo edhe derisa të fillojnë të dënohen kriminelët.
Dokumentarët janë prodhim i OXYGEN Productions dhe kanë mbështetje nga organizatat që merren me këto kategori, nga Komisioni qeveritar i të pagjeturve, nga gazetarët që kanë raportuar gjatë luftës dhe normalisht me të gjithë ata që kanë përjetuar diçka të tillë.
Gazetarja Teuta Gashi ka shpjeguar se disa dokumentare janë xhiruar dhe bënë thirrje te të gjitha këto familje apo persona të prekur që të tregojnë për ngjarjen e tyre, me qëllim që të kërkohet drejtësi në vazhdimësi.
“Çështja e këtyre kategorive asnjëherë nuk është zgjedhur, vazhdimisht thuhet se është bërë çështje politike e në anën tjerët këto as nuk janë vendosur kusht në dialog e as nuk është dënuar askush deri më tani për këto krime”, thotë ajo.
Kjo punë, sipas saj, nuk do të jetë fitimprurëse dhe nuk do të thotë se deri më tani nuk janë bërë dokumentare të mira por që nuk kanë qenë në vazhdimësi.
Atat që duan të tregojnë historinë e tyre apo dikush që njeh të tillë mund të kontaktoj në oxygenpress.info apo edhe në Oxygen Press në facebook.