Ndihmo edhe ti për familjet e varfra

0
279

Organizata jo-qeveritare “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur” angazhohet për barazi dhe drejtësi sociale, duke i dal në ndihmë asaj pjese të shoqërisë që jeton në kushte shumë të vështira.

Organizata siguron produkte të domosdosshme për jetesë për familjet në varfëri të skajshme në Kosovë.

Organizata “Nëna dhe Fëmije të Lumtur” siguron ushqim, veshmbathje, orendi shtëpiake, mbështetje financiare, si dhe ndërmjetëson shërbime shëndetësore dhe mbështetje tjetër sipas nevojës për pothuajse 600 familje të varfra të regjistruara pranë organizatës, me fokus tek nënat vetushqyese dhe fëmijët.

Stafi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Prishtinë është duke e mbështetur organizatën tonë të mbledh fonde për të përkrahur familjet në nevojë dhe për shpenzime administrative.

Fushata mbështetet nga BERZH përmes Iniciativës për Komunitet, duke dyfishuar fondet e mbledhura (në vlerën maksimale prej €50,000) deri në qershor 2019.

Fondet do të përdoren për të mbështetur rreth 110 familje të nënave vetushqyese dhe 55 familje pa asistencë sociale për mbijetesë për një periudhë njëvjeçare.

Në fotografi mund të shini mënyrën se si mund të votoni përmes mesazheve.