Ndahen 30 mijë euro për renovimin e shtëpisë së nënës së Shën Nënë Terezës

0
93

Shtëpia e nënës së Shën Nënë Terezës, Drane Bernaj, në Novosellë të Gjakovës pritet të renovohet shpejtë.

Komuna ka fituar një fond prej 20 mijë eurosh, ndërkaq ka ndarë edhe 10 mijë të tjera për fillimin e punimeve, njofton Klan Kosova.

Sipas Drejtoreshës së Kulturës, Saranda Hyseni-Maloku, pjesa e sipërme e objektit do të shndërrohet në bujtinë, ndërkaq e poshtmja në një muze ku pasqyrohet rrugëtimi i Shën Nënë Terezës dhe familjes së saj.

Familja Veli, që ndanë të njëjtin oborr me kullën, deklarojnë se e kanë ruajtur shumë derisa ka nisur të prishet nga kushtet atmosferike.

Këta janë të gatshëm për të pritur mysafirë, por edhe kanë menduar që të caktojnë dikë nga familja për të treguar historinë e kullës.