Rinis seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

0
87

Ka rinisur seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Janë dy kandidatura zyrtare për shefin e shtetit: Vjosa Osmani-Sadriu si propozim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nasuf Bejta si propozim i Listës “Guxo”, njofton Klan Kosova

Kujtojmë mbrëmë seanca e thirrur për zgjedhjen e presidentit u mbyll pasi nuk pati kuorum për votim.

Raundi i parë i votimit për president ka dështuar dy herë radhazi pikërisht për mungesën e 80 votave.

Në votimin e parë mbrëmë në raundin e parë morën pjesë 78 deputetë, ndërsa në tentativën e dytë të raundit të parë votuan 79 deputetë.

Në sallë ishin të pranishëm 82 deputetë, por mosvotimi i tre deputetëve të LDK-së – Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj – e pamundësoi kalimin e raundit të parë.

Nëse në raundin e parë nuk janë 80 vota në kuti nuk mund të kalohet në raundet e tjera.