Messi më në fund flet për “Topin e Artë“

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, Lionel Messi nuk u gjend as në podiumin e “Topit të Artë“.

Ylli argjentinas u rendit i pesti në garë, por duket se këto janë gjëra që nuk e shqetësojnë shumë. Ai e ka konsideruar rivalitetin me Cristiano Ronaldon si të shëndetshëm për tifozët.

Të dy kanë fituar shumë në La Liga, derisa portugezi vendosi të largohej. Për “Marca”, kapiteni i Barcelonës u shpreh: “Rivaliteti me Cristianon ishte shumë i shëndetshëm dhe i mirë për tifozët”. Secili prej tyre e ka fituar çmimin individual të “Topin të Artë” nga 5 herë, derisa Luka Modric e theu këtë hegjemoni.

“Dëgjova për kandidatët dhe e dija se nuk isha në garë. Unë e dua futbollin, por familja është mbi të gjitha”, përfundoi Mesi, duke nënvizuar se ka prioritete më madhore në jetë se futbolli.

Gjithashtu kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës  foli edhe për mundësinë e rikthimit të Neymarit. “E shoh të vështirë. Do të më  pëlqente të rikthehej për atë që përfaqëson si futbollist dhe sjelljen. Jemi shokë dhe i përjetuam bukur momentet kur luajtëm bashkë. E shikoj të vështirë të largohet nga Parisi”, ka theksuar “Pleshti”.

Në fund, ai iu përgjigj edhe edhe ftesës së Ronaldos për ta vazhduar rivalitetin e tyre në Itali. “Nuk kam nevojë për ndonjë ndryshim, jam në ekipin më të mirë në botë. Sfidat e mia rinovohen vit pas viti. Nuk kam nevojë të ndryshoj ekip apo kampionat për të vendosur objektiva të reja”, përfundoi Messi./OxygenPress.info