Ngjarjet e rëndësishme të ndodhura me 28 dhjetor

0
61

1065 – Në Londër, shenjtërohet Manastiri Westminster, i njohur si Westminster Abbey. Sipas gojëdhënës, më shumë se 1 mijë vjet më parë, një peshkatar në lumin Thames pa vizionin e Shën Pjetrit në breg. Manastiri u ngrit pikërisht në vendin ku u shfaq Shën Pjetri; kjo është arsyeja përse peshkatarët e kanë bërë zakon që t’i dhurojnë peshq salmon çdo vit këtij manastiri. Historikisht, Westmister Abbey u themelua në vitet 960 nga Shën Dunstan, i ndihmuar nga mbreti Edgar, për të strehuar një komunitet murgjësh. Në vitin 1042, mbreti Edward filloi restaurimin a rindërtimin e manastirit të Shën Pjetrit në Westminster Abbey. Punimet përfunduan në vitin 1090, por objekti u shenjtërua më parë, 28 dhjetor 1065, vetëm një javë para vdekjes së mbretit Edward më 5 janar 1066. Një javë më vonë mbreti u varros në këtë kishë, dhe nëntë vjet më vonë gruaja e tij, Edith u varros pranë tij. Që nga ajo kohë, monarkët britanikë janë varrosur në Westminster Abbey.

1612 – Galileo Galilei bëhet astronomi i parë që vëzhgon planetin Neptun, ndonëse ai gabimisht e quajti atë një yll të palëvizshëm. Për këtë arsye, Galilo nuk njihet si zbuluesi i Neptunit, megjithëse disa shkencëtarë thonë se në shënimet e tij, astronomi italian thotë se ylli dukej sikur lëvizte, siç është veçoria e planetëve.

1832 – John C. Calhoun bëhet i pari nënpresident i Shteteve të Bashkuara që jep dorëheqjen. Ai ishte në konflikt me presidentin Andrew Jackson rreth të drejtës së shteteve për t’u shkëputur nga Unioni. Kalhoun argumentonte se një shtet kishte të drejtë për t’u shkëputur, nëse i rrezikohej liria dhe sovraniteti. Presidenti Jackson mbronte idenë federaliste se asnjë shtet nuk kishte të drejtë të shfuqizonte ligjin federal. Gjatë një darke zyrtare, presidenti Jackson ngriti një dolli dhe thirri: “Bashkimi federal, duhet të ruhet.” – dhe nënpresidenti Kalhoun përgjigj: “Për Bashkimin, po – por krahas lirisë, që është më e dashur.” Pas kësaj, Jackson i kërkoi dorëheqjen dhe Kalhoun u largua. Ai vdiq në vitin 1850, pa arritur të shohë Luftën Civile amerikane të viteve 1860, e cila u shkaktua kur disa shtete u përpoqën të shkëputeshin, duke thënë se sovraniteti dhe liritë e tyre ishin shkelur nga qeveria federale./OxygenPress.info