Falsifikimi i moshës së futbollistëve nuk është lajm që bën shumë bujë, sidomos në vendet e varfëra dhe ato me traditë jo shumë të pasur të futbollit.
Mirëpo, ajo që ka ndodhur në Indi, është për Librin e Ginisit.
Gourav Mukhi është dënuar me një pezullim prej 6 muajve, pasi ka gënjyer për moshën e tij.
Emri i tij ishte në librin e rekordeve të Federatës Indiane të Futbollit si golashënuesi më i ri i historisë.
Por tani është zbuluar se ai nuk është aq sa pretendonte, 16 vjeç, por në fakt 28 vjeç.
Sulmuesi i Jamshedpur Gourav Mukhi është pezulluar për falsifikim moshe pasi pretendoi se ishte 16 vjeç.
Mukhi ishte në faqet e para të gazetave pasi u bë lojtari më i ri që shënonte në Super League indiane, por tashmë është sqaruar gjithçka.
Në tetor, ai festoi golin ndaj Bengaluru FC dhe u deklarua lojtari më i ri që gjen rrjetën, por e tëra doli të jetë një mashtrim i madh, i cili, megjithatë, u zbulua./OxygenPress.info