Banka Qendrore Amerikane rrit normën e interesit

0
65

Banka Qendrore amerikane rriti normën e interesit, për herë të katërt brenda vitit, por sugjeron se do të ngadalësojë ritmin e rritjes vitin e ardhshëm, sipas një deklarate të Komiteti Monetar të Fed.

Gjatë një takimi që u shoqërua me presione të larta, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump kritikon ashpër rritjet e normave, Fed rriti me një të katërtën pikë përqindjeje normën e interesit. Kjo shifër regjistrohet tashmë midis 2,25% dhe 2,50%.

Për vitin 2019, Fed i cili uli parashikimin e rritjes ekonomike pohoi se po monitoron eçurinë e ekonomisë globale për të ngadalësuar numrin e rritjeve në dy herë në vend të tre, sipas parashikimeve të normave të anëtarëve të Komitetit monetar./Atsh/OxygenPress.info