Kroos kritik i ashpër për skuadrën e tij

0
43

Real Madridi është duke kaluar një periudhë tepër të vështirë. Gjendja u përkeqësua edhe më tepër këtë fundjavë, kur “Mbretërit” u turpëruan nga Eibar i mposhti me rezultat 3:0.

Për situatën e krijuar ka reaguar mesfushori Toni Kroosi, i cili nuk i ka kursyer kritikat për repartin e mbrojtjes. Mesfushori gjerman thotë se ekipi nuk ishte në lartësinë e duhur dhe duhet të rikthehet patjetër në ndeshjen ndaj Romës.

“Sigurisht që jemi të zhgënjyer me ndeshjen. Nuk ishim mirë dhe Eibari e meritoi plotësisht rezultatin. Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi, por nuk na doli ndeshja siç e kishim parashikuar. Nuk e di nëse është kjo ndeshja më e dobët që kemi bërë. Por duhet të përmirësohemi shumë në mbrojtje. Pësojmë shumë gola dhe të martën na  pret një ndeshje e vështirë. Duhet të ndryshojmë dhe të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Kros.

Pas javës së 13-të në kampionatin spanjoll, Reali gjendet në pozitën e 5-të me 20 pikë, 6 më pak se Barcelona./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu