N’Golo Kante, paga dhe vetura e tij

0
50

Nuk është aspak çudi nëse futbollistët ngasin veturat më të shtrenjta të kohës, por jo të gjithë e ndjekin këtë trend.

N’Golo Kante është lojtari më i paguar i Chelseas pasi me kontratën e re, të firmosur pak ditë më parë fiton rreth 300 mijë euro në javë. Megjithatë, tek kampioni i botës nuk ka ndryshuar asgjë.

Francezi është një lojtar i përulur dhe kjo reflektohet edhe tek makina që ai drejton. Kante ka një makinë modeste Mini Cooper S dhe me të ndihet më rehat. Më herët, në muajin mars, në një intervistë për BBC 27-vjeçari ka treguar arsyet se përse ka zgjedhur këtë makinë.

“Isha në Leicester City dhe ishte makina ime e parë në Angli. Një person më këshilloi një Mini Cooper, e provova dhe më pëlqeu, kështu që bleva një të tillë”, tha ylli i Chelseas./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here