Kontrata më “e çmendur” ndonjëherë

0
33

Shumë nga figurat e njohura botërore dëshirojnë që jetën e tyre private ta mbajnë sa më larg medieve. Por, që këtë synim ta kenë edhe pas vdekjes, i ka shkuar në mend vetëm Cristiano Ronaldos.

Publikimet më të fundit të gjermanes “Der Spiegel” në lidhje me kontratat e futbollistëve, kanë zbuluar një detaj sa interesant, aq edhe të çuditshëm, nga të punësuarit personalë për llogari të portugezit.

Ai dëshiron të ketë një jetë shumë private, dhe të gjithë ata që merren në punë për të, në momentin që firmosin kontratën, kanë edhe një klauzolë të çuditshme, ku për 70 vite pas vdekjes së tij, apo familjarit të tij të fundit, nuk duhet të flasin apo të tregojnë asgjë në lidhje se çfarë kanë parë brenda shtëpisë.

E gjithë kjo për të mbajtur sa më larg mediet, aq shumë të interesuara për jetën pas fushave të blerta të 5-herë fituesit të “Topit të Artë”.

Nuk dihet nëse të punësuarit do t’i përmbahen kontratës./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu