Ishte racizem jo maçizem

0
117

Nga Nezir Kraki

Kauzen e feminizmit nuk e ndihmojnë shumë ata që mendojnë se fjala ‘femër’ në shqip rrjedh nga fjala angleze ‘female’
Dje pash shumë postime ne mbrojtje të aktores Ardiana Matoshi e cila është kritiku nga disa per lidhjen qe ka me nje sportist me ngjyrë.
Shumë mirë!
Por çeshtja nuk është këtu maçizmi. Origjina e kritikave është racizlmi dhe viktima direkte nuk është Ardiana por i dashuri i saj. Sepse Ardiana s’u kritikua pse kishte lidhje por pse ishte lidhe me nje person me ngjyrë.
Prandaj ne disa raste mbrojtja shkon huq ose nga mosdija ose nga sektarizmi i atyre qe bejne biznes me akuza fisnike siç është ajo e te drejtave te gruas.
Unë aktoren Ardiana Matoshi nuk e njoh. Me ka kritiku (ne fakt ofendu) para disa viteve kur e pata kritiku filmin Babai i cili per mua ishte tregim i ceket me skenar jo koherent as historikisht as artistikisht, ne raport me temen e filmit. Ajo i kishte marre per vete kritikat qe ishin ne fakt per regjisorin e filmit. Nejse… s’ka rendesi kjo.
E denoncoj çdo nderhyrje ne jetën private dhe e mbeshtes Ardianen në këtë rast. Ne jemi racistë të pavetëdijshëm dhe tolerancën e kemi veç n’fjalor.
Dhe a dini çka? Tipat që e shohin si krim lidhjen e Ardianes me një djal me ngjyrë janë nga lloji i atyre që ma lodhin baterinë e iphonit me luftën fejsbukore nga distanca për te drejtat e arabeve dhe njerzve me ngjyre në Francë.
Ah! Sa mirë me luftu për te drejtat e atyre qe vet s’i durojmë!