Epitet interesant nga Icardi për bashkëlojtarin e tij

Mauro Icardi është shndërruar në idhullin e tifozëve të Interit.  Sulmuesi argjentinas shënoi gol edhe në ndeshjen e së martës, kundër Barcelonës (1:1) në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, vetë Icardi thotë se është një tjetër futbollist që shfaqet gjithmonë i gatshëm kur duhet më së shumti. Bëhet fjalë për mesfushorin uruguaian Matias Vecino.

“Kemi luajtur kundër skuadrës më të mirë në botë, katalanasit dinë të luajnë me topin dhe bëjnë shumë presing në të gjithë fushën. Me tiki-takën e tyre na e bënë shumë të vështirë, por nuk hoqëm dorë kurrë dhe në fund për fat të mirë erdhi goli im”, ka thënë Icardi.

“Kemi luajtur njësoj siç kemi bërë kundër Tottenhamit, në fund mund të shënonim edhe golin e dytë. A është Vecino vendimtar në rastin e golit tim? Është hajmalia jonë, nëse diçka ndodh në fund, ai është gjithmonë në mes”, ka shtuar kapiteni i Interit./OxygenPress.info