Një dritë e bardhë e madhe agon përgjatë
Kontinentit derisa u servilosemi traditave tona të dështuara,
shpesh vrasim për t’i ruajtur ato
ose ngandonjëherë vrasim sall për të vrarë.
Nuk duket të ketë farë rëndësie: përgjigjet tunden bash
te e pakapshmja, dora s’i kap, mendja s’i kap.
Udhëheqësit e të kaluarës ishin të pamjaftueshëm,
Udhëheqësit e tanishëm janë të papërgatitur.
Fort shtrëngohemi e mblidhemi kulaç në
shtrat natën dhe presim.
Është pritje e pa shpresë, më shumë sikur
lutje për dëshirë të pamerituar.
E gjitha duket shumë e më shumë sikur film
i njëjtë i vjetër.
Aktorët janë të tjerë ama fabula është e njëjtë.
DIÇKA PO TROKET NË DERË! – Nga Charles Bukowski