Java fillon me mot të butë dhe me shi

0
57

Java fillon me mot të butë dhe me shi, ndërsa prej ditës së mërkurë mot i ftohtë dhe reshje bore.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me vransira, e gjatë ditës me intervale të shkurta me diell. Herët në mëngjes dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, njofton kështu Prishtina Weather.

Të martën mot kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu, që më vonë pritet të shndërrohen në borë. Në mbrëmje pritet të jetë më ftohtë.

Ditën e mërkurë në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës. Gjatë ditës kryesisht vranët dhe ftohtë, e në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.

Të enjtën do të kemi mot i ftohtë, në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Ndërsa gjatë ditës pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime.

E të premtën do të kemi mot të ftohtë, kryesisht me diell./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu