Dalin nga koma dy të lënduar që po trajtohen në Austri nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj

0
111

Kanë dalë nga koma dy të lënduarit që po trajtohen në Austri si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që ndodhi në një restaurant në qytetin e Ferizajt.

Lajmin e bëri të ditur këngëtari Labinot Tahiri.

Ai njoftoi se dy të lënduarit Fidan Gashi dhe Enver Xhokli, po trajtohen shumë mirë.

Njoftimi i plotë:

Lajm i mirë!

E dashur diasporë dhe ju shqiptarë nga do që jeni , dhe që keni kontribuar aq shumë për Fidan Gashin dhe Enver Xhoklin, po ua tregoj lajmin e mirë për gjendjen e tyre shêndëtsore!

Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta dy shpirta janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdije të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mirë.
Zoti i madh bëri edhe një mrekulli!

Uroj që edhe 4 personat e tjerë të cilët po trajtohen në Turqi, të janë shêndosh e mirë.

Vazhdojmë me misione të mëdha në kujdesin 100% ndaj qytetarëve dhe vendit të shejtë Kosovë e Shqipërisë.

LABI