Çfarë shkruan ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Eliott Behar, për krimin serb ndaj familjes Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë?

0
131

“Krimet që ndodhën në Podujevë ishin ndër më të arrëtat e luftës. Ishin edhe ndër më famëkeqijat-pjeserisht, së paku, për shkak se ishin aq vështirë të justifikueshme apo të mohueshme. Më 28 mars 1999, kishte qenë ditë Bajrami, festë fetare e shqiptarëve. Nga ora 7:00, familjet vërejtën një veturë të blinduar tek parkohej përballë shtëpive. Të tmerruar, të rriturit vendosën të strehoheshin në shtëpitë e xhaxhait të Saranda Bogujevcit, e cila ishte pak më larg rrugës dhe dukej disi më e sigurt. Iu bashkuan familjes Duriqi aty, tash të nëntëmbëdhjetit në një shtëpi, duke pritur të shqetësuar. Prej brenda i shikonin forcat serbe tek hynin nëper shtepite përreth prej nga i nxirrnin njerëzit( civilët shqiptarë) në rrugë.
Ushtaret serbe i shtynin njerezit të kalonin nga një oborr ne tjetrin e me pas ne rruge ne drejtim te stacionit te policisë. Forcat serbe që bartnin uniforma të mdryshme bertisnin, shanin dhe i thyenin vitrinat e dyqaneve e kafeneve. Disa madje me sarkazem bertitnin “UÇK, UÇK”.
Tashme ishin nja dhjetë ushtarë në oborr. Grupini grave dhe fëmijëve, duke përfshirë edhe Fatosin dhe Sarandën, u mbështetën për muri- për murin anësor të njërës shtëpi në oborr. Saranda ishte mu në mes të grupit. Fatosi qëndronte në skaj, edhe pse edhe atë e shtynë nga mesi.
Ushtari e ktheu armën nga grupi. Prej nja katër a pesë metrash, nisi të shtinte… Katërmbëdhjetë veta u vranë, të gjithë gra e fëmijë. Si Saranda ashtu edhe Fatosi ishin bërë shoshë nga plumbat. Sareandën e kishin qëlluar dy herë në këmbën e djathtë, një herë në shpinë dhe trembëdhjetë herë në krahun e majtë, të cilin e kishte ngritur instiktivisht për ta mbrojtur veten. Fatosi u qëllua tri herë në këmbën e majtë dhe dy herë në të djathtën.
Fëmijët e mbijetuar u trajtuan në Spitalin e Prishtinës, i cili ishte nën kontrollin e serbëve. Gazetarët serbë erdhën t’i vizitonin fëmijët në spital. Para se të vinin, fëmijët i kishin zhvendosur nëpër dhoma më të mira. Mjekët i udhëzuan fëmijët që të thoshin se ishin viktima të bombardimit të NATO-s”, shkruan Elitt Behar ne librin e tij “Tell it to the World”.
Kjo ishte fytyra e gazetarisë dhe e mjekësisë serbe, kur shef të propagandës në regjimin e Milosheviqit e kishin Aleksander Vuçiqi!
Behar më tej shkruan: ” Kur rifilloi rasti, fëmijët e familjes Bogujevci shkuan në kryeqytetin e Serbisë dhe u bënë shqiptarët e parë që dëshmuan në Serbi për krimet e luftës në Kosovë.
Mabse ngjarja më mbresëlënëse që ndodhi në Beograd, dhe në shumë aspekte më inkurajuesja, ndodhi jashtë gjykatores. Më 2013, fëmijët e familjes Bogujevci e hapën një ekspozitë ku u rrëfenin jetën e tyre, para dhe pas vrasjeve. Ekspozita u hap në Qendrën Kulturore të Beogradit dhe ngjalli kunderthënie. Thuej se ishte ndaluar nga Ministria e Brendshme e Serbisë- serisa presioni i OJQ-ve bëri që kjo ta ndërronte vendimin.”

publikuar nga Syle Ukshini