Abdixhiku: Nga sot përgatitemi për rikthimin e madh

0
50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se e shkuara nderon dhe motivon.

Abdixhiku theksoi se kjo është një standard për secilin.

Kreu i ri i LDK-së pas marrjes së detyrës shtoi se nga sot nis përgatitja për rikthimin e madh të partisë që ai drejton.

“Mburremi me të shkuarën; ideojmë të ardhmen. Sot ditën e parë e nisa në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova; themeluesit të LDK-së e themeltarit të Republikës sonë”.

“E shkuara na nderon e motivon. Është standard i lartë për secilin prej nesh. Por e shkuara s’na mjafton sot. Sot pregatitemi për sfidat e kohës. Për stabilitet politik e konstruktivitet institucional; për dëgjim të vullnetit qytetar; për opozitë të drejtë, origjinale e të guximshme. Nga sot pregatitemi për rikthimin e madh”.