Në vendin tonë, ende vazhdojnë të mbretërojnë ditët me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Mirëpo, sipas institutit, nëpër lugina do të ketë mjegull, si pasojë e rënjies së temperaturave minimale dhe konstanteve të maksimaleve.
“Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e institutit./OxygenPress.info