BBC zbulon industrinë e lajmeve të rreme në Kosovë

0
29

BBC ka  publikuar  ditëve të fundit një artikull lidhur me dezinformimet dhe lajmin e rremë në Kosovë.  Ku  është konsideruar si një problem global që është duke e sfiduar mënyrën e përhapjes së informacionit dhe perceptimin  e botës e cila na rrethon.

Carl Miller,  autori këtij shkrimi ka treguar për takimin më një person i quajtur Burim i cili nuk ka pranuar të dalë para kamerës, por ka folur lidhur me përhapjen e lajmeve për të fituar para për ta siguruar jetesën e tij.

“Së pari erdha në Kosovë më shumë se një vit më parë , për të hulumtuar një libër për mënyrën se si pushteti po ndryshonte në epokën digjitale”, tha gazetari.

Rrëfimi i personit, i cili nuk pranoi të dalë para kamerës, dëshmon se kjo industri është duke “lulëzuar” dhe të gjitha po bëhen për disa klikime, marrja e parave nga interneti do të thotë kapjen e publikut për t’i klikuar lajmet.

Edhe ”tregtarin”, më të cilin fola kishte në pronësi disa faqe në Facebook, shkruan BBC.

Madje, sipas tij, personi të cilën e kishte intervistuar, kishte disa faqe i cili fiton rreth 600 euro në ditë prej tyre.

“Rreth 40% të rinisë kosovare janë duke u marrë më këtë profesion, një gazetar i klikimeve më tregoi mua, tha Miller”.

Nuk është çudi pasi 100 euro në ditë është ende duke ndryshuar jetën për dikë, me mirë se ai që do të fitonte 7 euro në ditë si kamerier.

“Ka një anë tjetër për këto lajme të rremë dhe industrinë e klikimeve që nuk është e dukshme për ne. Kam mësuar se ekziston një rrjet i grupeve të mbyllura, me anëtarësi që mund të numërohen nga disa qindra në disa mijëra. Për të qenë pjesë e një grupi të tillë të mbyllur, duhet të jeni të ftuar”, ka thënë ai./oxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu