Sukseset e Kosovës në xhudo, si duket nuk kanë të ndalur.
Loriana Kuka ka siguruar medaljen e tretë të artë, në garat e GrandPrixin e Tashkentit në Uzbekistan.
Me tri fitore, ajo hyri në finalen e kategorisë -78 kilogramë. Kuka mposhti Raifovan e Kazakistanit, Sampaion e Portugalisë dhe Luise Malzahnin e Gjermanisë në gjysmëfinale.
Në finale Kuka e mposhti Bernadette Graf të Austrisë, në kategorinë -78kg duke siguruar medaljen e artë dhe e katërta me radhë për Kosovën në këto gara.
Kuka mposhti Raifovan e Kazakistanit, Sampaion e Portugalisë dhe Luise Malzahnin e Gjermanisë në gjysmëfinale. Ndërkaq, në finale ajo do të përballet me Bernadette Graf të Austrisë.