15 Tetori njihet në gjithë botën si dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë. Kjo ditë simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardit të drejtave të tyre.
Historia e kësaj dite është nga viti 1964 kur presidenti amerikan Lindon S. Jonson nënshkroi një deklaratë e cila sanksiononte të drejtën e personave të verbër për të qenë të barabartë dhe të gjithë-përfshirë në shoqëri, dhe masat që institucionet përgjegjëse duhet të merrnin për të lehtësuar dhe respektuar kërkesat e këtij komuniteti.
Dita e shkopit të bardh i bashkon këtë komunitet në veprimtari të ndryshme.
Shënimi i kësaj dite synon sensibilizimin e institucioneve shtetërore, dhe shoqërisë, për realizimin e të drejtave të këtij komuniteti.
Personat e verbër në Kosovë vazhdojnë të përballen me vështirësi derisa kërkojnë arsimim, punësim dhe përfshirje në aktivitete të ndryshme.
Në tetor, mbahet edhe Java Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë në Kosovë, dhe është javë që shënohet të gjithë botën me qëllim të përmirësimit të jetesës së personave të verbër./OxygenPress.info