Cilësia e dobët e ajrit në Evropë

0
135

Çdo vit, 2 milionë njerëz vdesin në botë për shkak të ndotjes së ajrit, kështu thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

E gjykata evropiane e auditorëve raporton se shëndeti i njeriut ende nuk është i mbrojtur nga ky rrezik.

Gjykata Evropiane e Auditorëve thotë se shëndeti i njeriut nuk është i mbrojtur nga ajri i ndotur.

Ajri i  ndotur në Evropë po shkakton rreth 400 mijë vdekje të parakohshme brenda vitit.

Sot, cilësia e ajrit në Evropë është sfidë.

Standardet e cilësisë se ajrit në Evropë janë përcaktuar 20 vjet më parë. Por ato nuk janë zbatuar ende nga të gjitha vendet e Evropës.

Ai që shihet si ajër i pastër në Poloni, shihet si gjendje e papranueshme në Belgjikë. Edhe kur këto standarde zbatohen, standardet evropiane të ajrit janë shumë më të ulëta se ato të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Aktualisht, në Londër cilësia e ajrit është shumë e dobët.

Megjithë interesimin për të bërë më shumë në zgjidhjen e këtij problemi, cilësia e ajrit vazhdon të mbetët sfidë për secilin në Evropë./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu