Për të janë gjëja më e çmueshme. Ai bashkë më libërshitësit e tjerë e kanë zbukuruar tash e një vit edhe sheshin e kryeqytetit.
Florim Beqiri, është njëri nga libërshitësit e këtyre kiosqeve, mirëpo ai nuk po arrin si shokët e tij të ketë sado pak përfitim nga kjo punë që ai bënë.
Madje tash së fundmi është detyruar, që ato libra që i ka t’i shet nën vlerën që posedojnë .
Në mënyrë që të paguajë qiranë ashtu siç ka shkruar ai në rrjetin social facebook, e cila është 320 euro, ai që nga sot ka vendosur që librat t’i shes për 1 euro.
Beqiri ka nevojë të shes edhe 220 libra për të arritur shumën e kërkuar, për të cilën madje ai po kërkon edhe ndihmë.
E në të njëjtin postim që ai ka pubikuar, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar ai që të shkojë në Komunë dhe të bisedojnë, e jo librat t’i shes në këtë vlerë.
Sipas Ahmetit, ata paguajnë 40 euro në muaj, e jo këtë shumë që ka përmendur Beqiri. Andaj ai kërkon të dijë se kush ia ka kërkuar këtë shumë./ Oxygenpress.info