Liverpool shënoi të tre golat që në pjesën e parë duke shkuar në pjesën e dytë të takimit komod.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minuten e 12′, i cili u shënua nga Mohamed Salah. Nëntë minuta me vonë, në minutën e 20′ Alex Oxlade-Chamberlain me një supergol nga distanca dyfishoi epërsinë për skuadrën e Jurgen Klopp-it.
Ekipi milionësh i Guardiolas nuk mundi të ndalonte golin e tretë të Liverpoolit ku pas një asistimi të Mohamed Salah, Sadio Mane çoi rezultatin në 3-0.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet me 10 prill në Etihad Stadium në Manchester./Oxygen Show