‘Për momentin po pres’: Çfarë t’i thoni dikujt që refuzon të vaksinohet

0
55

Për arsye të ndryshme, shumë njerëz kanë zgjedhur të presin dhe të mos vaksinohen për momentin. Frika kryesore e një pjese dërrmuese lidhet me faktin që vaksinat u prodhuan në kohë rekord.

“Vaksinat e ARN-së dhe teknologjitë e vaksinave të përdorura në vaksinat aktuale kundër Covid-19 ishin në atë që ne e quajmë ‘faza dy për provat njerëzore’ për sëmundje të tjera infektive si gripi dhe një koronavirus tjetër i quajtur MERS,” tha për Health Deborah Fulle, profesoreshë në Departamentin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Washington-it. Ato kishin kaluar nëpër të paktën katër vjet zhvillimi, “kështu që shkencëtarët tashmë kishin të dhëna për sigurinë, të dhëna për imunogjenitetin dhe prodhimi kishte nisur”.

Pasi ata zëvendësuan gjenin e virusit në vaksinë me gjenin SARS-CoV-2, vaksina e Covid-19 filloi të hynte në fazat zyrtare të testimit.

Si duhet të flisni me dikë që nuk vaksinohet:

1 – Mos u acaroni: Nëse silleni keq, ka të ngjarë që personi të mos dëshirë të komunikojë. Në vend të kësaj, përpiquni të adresoni pyetjet dhe frikën e tyre dhe të kuptoni se pse kanë frikë.

2 – Theksoni rolin e vaksinës në përfitimin e komunitetit: Në një artikull kërkimor të botuar në revistën Social Psychological and Personality Science në mars, studiuesit zbuluan se kur përshkruhen përfitimet sociale të vaksinës (si p.sh. si mund të ndihmojë në imunitetin e tufës), njerëzit ishin më të gatshëm të bënin vaksinën më shpejt.

3 – Ndani përvojën tuaj: Njerëzit priren të binden nga çfarë bëjnë të tjerët. Nëse keni bërë vaksinën, tregohuni të sinqertë dhe flisni për përvojën tuaj, përfshirë edhe efektet e mundshme anësore.

4 – Mos harroni, në fund të fundit, është zgjedhja e tyre: Nëse keni bërë më të mirën tuaj dhe sërish dikush nuk është i gatshëm të vaksinohet, respektojeni vendimin.

Burimet: Health, Healthline