Kullat, veçanti e rajonit të Junikut

0
408

Bashkimi Evropian  ka përkrahur revitalizimin e kullave në Junik  në: Biblotekën  Komunale, Qendrën Rajonale të Turizmit, Bujtina Bed and Breakfast.

Juniku është një komunë e vogël me shumë resurse natyrore në perëndim të Kosovës. Mbi të gjitha, Juniku  është i pasur me trashëgimi kulturore.

Kulla, është strukturë shtëpie  nga guri, tipike e këtij rajoni.

Por, disa kulla po mirëpresin njerëz  në forma të reja, sic është rasti me biblotekën komunale.

Menaxheri i biblotekës në Junik, Ismet Llolluni thotë se këto kulla janë të vecanta.

Me përkrahjen e BE-së, funksion të ri ka marrë edhe kulla Isufaj, si qendër rajonale e turizmit.

Nga këtu bëhet nisja e aktiviteteve rekreative  për turistët vendës dhe të huaj. Guidat dhe tur-operatorët vendor sigurojnë  të hyra të qëndrueshme përmes këtyre akitviteteve./OxygenPress.info