Gjatë pushimeve për Festën e Pranverës është shënuar një rritje e madhe e numrit të udhëtimeve me tren në të gjithë Kinën, sipas CRI-së.
Autoritetet hekurudhore të vendit kanë vënë në shërbim më shumë se 330 trena shtesë për të përballuar gati 10 milionë udhëtime që pritet të bëhen vetëm të enjten.
Të mërkurën u regjistruan më shumë se 7,5 milionë udhëtime, me një rritje 8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Qindra miliona veta kthehen në vendlindjen e tyre për të festuar Vitin e Ri Kinez, duke krijuar një fluks vjetor udhëtimi që krijon trysni mbi sistemin e transportit të vendit, përcjell Atsh.
Fluksi i udhëtimeve për Festën e Pranverës këtë vit filloi më 21 janar dhe do të zgjasë deri më 1 mars.