Studentët kosovarë duan ta restaurojnë një objekt në Bolonjë të Italisë

0
45

Një grup studentësh kosovarë ka aplikuar për ta bërë restaurimin e një objekti ndër më të vjetërit, i cili ndodhet në Bolonja të Italisë.

Kjo do të ndodhë nëse projekti i tyre fiton garën për bujqësi urbane, “Urban Farm 2019”, në finalen e së cilës tashmë kosovarët kanë hyrë.

“Idea jonë  për “Fantomi Farm” është si qendër inovative, që në fokus ka me pas fëmijët hiperatikë, ku kemi pas dëshirë me bë në interaksion social dhe ekonomik”, tregoi njëra studente për Klan Kosova, përcjell ndërtimi.

Puna intensive për këtë projekt ka filluar në muajin nëntor të vitit të kaluar, me qëllim që të dalin fitues karshi 22 ekipeve nga tërë bota.