4 arbitra, mes tyre një femër, kanë marrë stemat e FIFA-s për vitin 2019.
Enea Jorgji, Eldorjan Hamiti, Juxhin Xhaja dhe Emanuela Rusta, e cila e ka për herë të parë, morën stemat e FIFA-s në një ceremoni të zhvilluar në fund të seminarit katër ditor të zhvilluar në Durrës me të gjithë arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë
Shefi i Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci së bashku me përfaqësuesin e FIFA-s, Alen Snody, dorëzuan stemat e reja të FIFA-s për vitin 2019.
Jareci në fjalën e tij u shpreh se, ”u rikonfirmuan 3 arbitrat kryesorë të FIFA-s, gjithashtu u rikonfirmuan katër nga asistentët dhe dy asistentë ishin të rinj dhe morën për herë të parë stemën e FIFA-s”.
Kjo është lista e arbitrave meshkuj dhe femra, që kanë marrë stemën:
Arbitrat:
1.Enea Jorgji
2.Eldorjan Hamiti
3.Juxhin Xhaja
4.Emanuela Rusta(për herë të parë)
Asistentët:
1.Denis Rexha
2.Rejdi Avdo
3.Ridiger Cokaj
4.Ilir Tartari
5.Nertil Bregasi(hera e parë)
6.Dojando Myftari(hera e parë)
7.Fatjona Borova (hera e parë)
8.Erinda Kume (hera e parë)
Futsal:
Kreshnik Hakrama