11 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokyo 2020

0
78

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar listën përfundimtare të sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Janë 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme: xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive. Prej tyre, gjashtë janë me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova (të gjithë nga xhudo), Egzon Shala (mundje).

Të parët që do të udhëtojnë drejt Tokios janë ekipi i xhudos, të cilët nisen më 14 korrik dhe do të vendosen në Komunën e Sanxhos, transmeton Klankosova.tv.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 fillojnë më 23 korrik deri më 8 gusht 2021 dhe zhvillohen në kryeqytetin e Tokios.

LISTA

Majlinda Kelmendi – xhudo (-52 kg)

Distria Krasniqi – xhudo (-48 kg)

Nora Gjakova – xhudo (-57 kg)

Loriana Kuka – xhudo (-78 kg)

Akil Gjakova – xhudo (-73 kg)

Egzon Shala – mundje (-125 kg)

Drilon Ibrahimi – shenjëtari sportive (10 m. Pushkë ajrore)

Donjeta Sadiku – boks (57-60 kg)

Eda Zeqiri – not (400 m. stil i lirë)

Olt Kondirolli – not (100 m. stil i lirë)

Musa Hajdari – atletikë (800 m.)