FC Drita ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën shqiptare Shkupin.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Somonovski i Dritës, kurse Shkupi arriti që ta barazoj gjatë pjesës së parë.
Në pjesën e dytë ekipi i Shkupit shënoi edhe njëherë nga pika e bardhë për t’u mbyllur ndeshja me rezultat 2-1.
Kjo njëherit ishte loja e fundit miqësore e Dritës, për sa i përket përgaditjeve për ndeshjet në Evropë, njofton Klankosova.tv
Klubi i Dritës bëri të ditur se e ka përfunduar fazën përgaditore në Ohër dhe se tani ekipi do të kthehet në Kosovë.