Ai njihet përmes thënieve të tij të famshme. Është aktori dhe regjisori I famshëm I humorit dhe skenës italiane, Roberto Benigni.
Këto janë disa nga thëniet e tij:
- Gratë e politikanëve që bëjnë bamirësi, kanë të gjitha ndjenjën e fajit për atë çka vjedhin burrat e tyre.
- Ka njerëz që jetojnë për buzëqeshjen tënde dhe ka nga ata që do të skuqen kur të kuptojnë që nuk ia kanë dalë dot ta shuajnë atë.
- Nuk ka asgjë më shkencore, se sa fantazia.
- Jeta sa më shumë zgjat, aq shumë shkurtohet.
- Kur kthehesh në vendin e lindjes kupton se nuk të mungon shtëpia e vjetër, por fëmijëria…
- Njerëzit shikojnë, dëgjojnë, dhe flasin.
- Fatkeqesisht disa shikojnë keq, dëgjojnë pak, dhe flasin shumë!
- Nuk ekziston aspak një gjë më poetike sesa një gjë tjetër.
- Poezia nuk është jashtë, është brenda!
- Duhet t’i zgjidhni fjalët… ndonjëherë të duhen 8 muaj për të gjetur një fjalë të vetme.
- Filloni të zgjidhni, sepse bukuria ka filluar kur dikush mësoi sesi të zgjedhë.Dashurohuni!Dashurohuni, nëse nuk dashuroni është gjithçka e vdekur!
- Kur dashuron gjithçka bëhet e gjallë, lëviz, ndizet lumturia, shpërthen kënaqësia.
- Jini edhe të trishtuar dhe të heshtur me madhështi.
- Fryjini në fytyrë njerëzve lumturinë!
- Për të përcjellë lumturinë, duhet të jesh i lumtur.
- Edhe për të përcjellë dhimbjen duhet të jesh… i lumtur!
- Jini të lumtur!
- Duhet të vuani, të ndjeheni keq, të lëndoheni.
- Mos kini frikë të vuani, e gjithë bota vuan!
- Edhe nëse nuk i keni mjetet e nevojshme për të krijuar një poezi, vetëm një gjë është e nevojshme “Gjithçka”.
- Mos kërkoni “të renë”… E reja është gjëja më e vjetër që ekziston.
- E nëse nuk gjen pozicionin e duhur për të të ardhur vargjet… shtrihuni në tokë…
- Sepse, shtrirë vështrohet qielli.
- Shikoje çfarë bukurie…!
- Poetët nuk shikojnë… vërejnë, vështrojnë!