Izet Sadiku ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të klinikës Infektive.
Sadiku për Klankosova.tv ka thënë se dorëheqja e tij ka ardhur për arsye personale.
“E kam marrë këtë detyrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 dhe e kam menaxhuar klinikën në këtë situatë. Pastaj me zvogëlimin e numrit të rasteve e kam njoftuar edhe drejtorinë për dorëheqjen me datën 21 maj”, ka thënë Sadiku.