Aktori dhe regjisori i famshëm i humorit dhe skenës italiane, Roberto Benigni, fitues i dy çmimeve njihet për thëniet e tij të vlefshme.
Ja disa prej tyre:
- Gratë e politikanëve që bëjnë bamirësi, kanë të gjitha ndjenjën e fajit për atë çka vjedhin burrat e tyre.
- Ka njerëz që jetojnë për buzëqeshjen tënde dhe ka nga ata që do të skuqen kur të kuptojnë që nuk ia kanë dalë dot ta shuajnë atë.
- Nuk ka asgjë më shkencore, se sa fantazia.
- Jeta sa më shumë zgjat, aq shumë shkurtohet.
- Kur kthehesh në vendin e lindjes kupton se nuk të mungon shtëpia e vjetër, por fëmijëria…
- Njerëzit shikojnë, dëgjojnë, dhe flasin. Fatkeqesisht disa shikojnë keq, dëgjojnë pak, dhe flasin shumë!
- Nuk ekziston aspak një gjë më poetike sesa një gjë tjetër.
Poezia nuk është jashtë, është brenda!
Duhet t’i zgjidhni fjalët… ndonjëherë të duhen 8 muaj për të gjetur një fjalë të vetme.
- Filloni të zgjidhni, sepse bukuria ka filluar kur dikush mësoi sesi të zgjedhë.
Dashurohuni! Dashurohuni, nëse nuk dashuroni është gjithçka e vdekur!
- Kur dashuron gjithçka bëhet e gjallë, lëviz, ndizet lumturia, shpërthen kënaqësia.
- Jini edhe të trishtuar dhe të heshtur me madhështi.
- Fryjini në fytyrë njerëzve lumturinë!
Për të përcjellë lumturinë, duhet të jesh i lumtur. Edhe për të përcjellë dhimbjen duhet të jesh… i lumtur!
- Jini të lumtur!
Duhet të vuani, të ndjeheni keq, të lëndoheni. Mos kini frikë të vuani, e gjithë bota vuan!
- Edhe nëse nuk i keni mjetet e nevojshme për të krijuar një poezi, vetëm një gjë është e nevojshme “Gjithçka”.
Mos kërkoni “të renë”… E reja është gjëja më e vjetër që ekziston.
- E nëse nuk gjen pozicionin e duhur për të të ardhur vargjet… shtrihuni në tokë…
Sepse, shtrirë vështrohet qielli. Shikoje çfarë bukurie…! Poetët nuk shikojnë… vërejnë, vështrojnë!/27.al/OxygenPress.info