Dabiqaj kalon te Gjilani

0
44

Gjilani ka kompletuar transferimin e mesfushorit Albert Dabiqaj nga Feronikeli.

Mesfushori deçanas që ishte për shumë vite te klubi nga Drenasi, ishte lojtari i lirë pas mbylljes së këtij edicioni.

Gjilani ka vepruar i pari, duke i siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar.

Dabiqaj do të jetë një forcë e madhe në mesfushën e Gjilanit, që po punon ende për përforcime të reja.

Ai më parë ka luajtur për Besën e Pejës. /Gazeta Olle/