Paqe e brishtë në Gaza teksa tensionet me Izraelin vazhdojnë

0
91

Njerëzit në Gaza po përpiqen të kthehen në një lloj normaliteti një javë pasi hyri në fuqi një armëpushim i brishtë me Izraelin.

250 njerëz, kryesisht palestinezë, vdiqën në një konflikt të shkurtër, por të ashpër, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv

Uji, pajisjet shëndetësore dhe arsimore janë ndër infrastrukturat e dëmtuara ose të shkatërruara. Gjysma e linjave të energjisë elektrike në Gaza nuk funksionojnë teksa më shumë se një duzinë objektesh mjekësore u dëmtuan, thanë vëzhguesit.

Raketat dhe sulmet ajrore kanë ndaluar, por paqja është e brishtë.

Kombet e Bashkuara kanë krijuar një hetim të hapur për shkeljet që lidhen me dhunën e fundit në Gaza.