Filmat e Lorena Sopit me tri çmime në tri kontinente

0
104

Filmi ‘Rreze’ /Ray/ me regji të Lorena Sopit, i realizuar sipas një flete të ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut i cili ka qenë pjesë zyrtare e më shumë se 50 festivaleve ndërkombëtare dhe i cili deri tani ka fituar 15 çmime ndërkombëtare është fitues i çmimit Filmi më i mirë i shkurtër / Best Short Film/ në festivalin Liberty Film Awards , i cili është mbajtur nga data 25 deri më datën 28 maj 2021 në New York të SHBA-ve.

Po ashtu filmi i shkurtër ‘SCHAUERFILM’ ne skenar e regji të Lorena Sopit, i cili po ashtu ka fituar 10 çmime ndërkombëtare, mbrëmë ka fituar Çmimin e Filmit më të mirë të shkurtër /Best Short Film/ në Universal Film Festival i cili është mbajtur në Mumbai të Indisë.

Në të njetën ditë, ka përfunduar edhe Ivera Film Festival në Italy, në të cilin filmi tjetër i shkurtër ‘Përjetësisht Fëmijë’ /Eternally Child/, ka fituar Çmimin e Aktorit më të mirë /Best Actor/ Xhevat Qorraj. Filmi ‘Përjetësisht Fëmijë’ deri tani ka qenë pjesë e më shumë se 70 festivaleve dhe ka fituar më shumë se 20 çmime ndërkombëtare.

Këta tre filma të Lorena Sopit, në dy muajt e ardhshëm do të shfaqen edhe në mbi dhjetë festivale në Itali, Angli, USA, Spanjë, Indi, Francë, Turqi, etj.

Në ditëlindjen e nëntë, gjatë vitit të luftës 1999, Rreze Avdullahu kishte shkruar Ditarin e Frikës. Atë ditë të shënjuar, ajo nuk kishte pritur dhurata e as festë. Ajo kishte vetëm një dëshirë: Nuk donte të vdiste. Atë ditë, Rrezja shkon te ushtari serb që bënte roje dhe i thotë: unë sot e kam ditëlindjen dhe nuk po due me vdekë! Veç po due me mbetë gjallë… Ushtari nis e qanë. Rrezja befasohet sepse kishte kujtuar që ushtarët nuk qajnë kurr. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, mbi gërmadhat e së kaluarës, Rrezja shfaqet e dëshpëruar me botën që nuk është bërë më e mirë…Filmi ‘Rreze’ është realizuar sipas ditarit të vërtet të Rreze Abdullahut.

Në rolet kryesore: Agron Shala, Glorioza Shala, Aurita Agushi. Në rolet tjera paraqiten: Selman Lokaj, Beslidhje Bytyqi, Uran Duli.

Drejtor fotografie: Besnik Hasolli. Zëri: Gëzim Rama. Kompozitor: Mendi Mengjiqi. Regjisore: Lorena Sopi./ KultPlus.com