Biden: Konflikti izraelito-palestinez zgjidhet me ekzistencën e dy shteteve

0
57

Presidenti i SHBA, Joe Biden u zotua të organizojë përpjekjet për të rindërtuar Gazën dhe theksoi se krijimi i një shteti palestinez së bashku me atë izraelit është “e vetmja përgjigje” për konfliktin.

Biden gjithashtu tha se ai u kërkoi izraelitëve të ndalonin luftimet ndërkomunale në qytetin e Jeruzalemit, një pikë kritike e konfliktit.

”Sidoqoftë nuk ka asnjë ndryshim në angazhimin tim, përkushtimin ndaj sigurisë së Izraelit dhe derisa rajoni pa mëdyshje të njohë ekzistencën e Izraelit nuk do të ketë paqe”, shtoi ai.

Ideja e një zgjidhjeje me dy shtete, me një shtet sovran palestinez përkrah Izraelit, ka qenë themeli i dekadave të diplomacisë ndërkombëtare që synon t’i japë fund konfliktit izraelito-palestinez.

Një plan i paqes në Lindjen e Mesme i hartuar nga këshilltari dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner është reklamuar për të ofruar një zgjidhje me dy shtete.

Por, ai projekt përfshinte një shtet palestinez me sovranitet të kufizuar./ATSH