I vdes foshnja gjatë lindjes, arrestohet gjinekologu në Gjilan

0
54

Një grua ka raportuar në Polici se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, foshnja e saj ka vdekur.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00.

Siç njofton Policia, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, kurse është doktori i dyshuar lidhur me rastin, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje

“Spitali Rajonal Gjilan 21.05.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.