“Ne po bëjmë më të mirën dhe synimi ynë është të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të mbajmë pozicionin tonë në vendet e Ligës së Kampionëve”, tha Asllani
E njohur në arenën ndërkombëtare të sportit, futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, sot ka fituar edhe një tjetër vlerësim.
Ajo është shpallur futbollistja më e mirë për muajin prill 2021 pas performancave të shkëlqyeshme në fitoret e ekipit ku ajo luan, Real Madrid-it, dhe e cila në katër ndeshje shënoi tri gola.
“Ne po bëjmë më të mirën dhe synimi ynë është të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të mbajmë pozicionin tonë në vendet e Ligës së Kampionëve”, tha Asllani pas shpalljes si sportistua më e mirë e muajit prill.