Zvicër: Qeveria propozon hapjen e plotë të restoranteve më 31 maj

0
72

Në mblerdhjen etij të sotme Këshilli Federal ka vendosur të propozojë një sërë hapash të zbutjes së regjimit të pandemisë. Kjo ishte planifikuar më parë por ka ardhur edhe si rezultat ui uljes së numrit të infeksioneve që është konstatuar javëve të fundit, shkruan albinfio.ch.

Këshilli Federal po i përmbahet modelit 3-fazor që përcakton strategjinë për muajt e ardhshëm në luftimin e koronavirusit. Më 31 maj, kur të gjithë personat në rrezik, të cilët duan të vaksinohen, do të jenë vaksinuar, faza e mbrojtjes duhet të kalojë në fazën e stabilizimit dhe duhet të pasojë hapi i katërt i hapjes Këshilli Federal po paraqet propozimet e mëposhtme për konsultim:

Ambientet e Brendshme të hapura të restoranteve: Këshilli Federal propozon që zonat e brendshme të restoranteve gjithashtu mund të rihapen me koncepte mbrojtëse. Një hapje në fund të majit bëhet nëse numri i rasteve bie ose mbetet i qëndrueshëm.

Të njëjtat rregullore duhet të zbatohen si aktualisht për zonën e jashtme: mbajtja e distancës, maksimumi prej katër personash për tryezë, mbledhja e detajeve të kontaktit të të gjithë mysafirëve, ulja e detyrueshme, maska ​​e detyrueshme edhe në tryezë nëse nuk ka konsum

Detyrimi për maskë hiqet në tryezat në tarracë.
Këto dhe masat tjera, i kanë kumtuar në konferencën për shtyp që po mbahet në këto momente në Bernë Presidenti Federal Guy Parmelin dhe Këshilltari Federal Alain Berset, i cili mbulon shëndetësinë.