“Në Krushë, jeta e mundë vdekjen sepse ka gra si Fahrije Hoti”

0
788

Nga Vlora Citaku

Në Krushë, jeta e mundë vdekjen. Sepse ka gra si Fahrije Hoti. Për shkak të grave si Fahrija, Krusha nuk është vetëm simbol i dhimbjes. Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha është bërë simbol i rilindjes. Një fshat të djegur deri në hi, Fahrija e ngriti në këmbë.
Sot në ditën e të pagjeturve, bashkë me Presidenten Jahjaga vizituam Fahrijen dhe gratë e Krushës.

Fahrija ende e ka burrin e pagjetur. Me mund e djersë rriti vajzën dhe djalin. E kam takuar shpesh ndër vite, Fahrija asnjëherë nuk është dorzuar. Se Fahrija nuk din ndryshe.

Sot, shkuam në varreza. Kujtuam ata që na mungojnë. Dhe në fund, siç din vetëm Fahrija, si për të na e kujtuar se në Krushë e Kosovë jeta e mundi vdekjen, Fahrija na i solli dy mbesat e vogla dhe mua e Presidenten Jahjaga na bëri ndrikulla. Nuk ka nder më të madh për ne.

Faleminderit Fahrije për forcën dhe frymëzim që na e jepë çdo ditë