Dardan Berisha është shpresa më e madhe e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen me Rumaninë, e cila zhvillohet më 29 nëntor dhe është e e vlefshme për parakualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2021.
Kapiteni i “Dardanëve” shpreson që Kosova të ketë paraqitje të mirë në këtë përballje, ndërsa vlerëson atmosferën e mirë dhe kushtet që Përfaqësueses i janë ofruar në Debrecen të Hungarisë ku është duke i vazhduar stërvitjet.
“Kemi filluar me përgatitje, ndërsa që po presim të na bashkohen edhe basketbollistët tjerë. Atmosfera është shumë e mirë. Sigurisht që të gjithë do ta japim maksimumin tonë dhe shpresojmë të paraqitemi sa më mirë në këto ndeshje shumë të rëndësishme”, ka thënë Berisha.
Një lajm i keq për Kosovën është lëndimi i plejmejkerit amerikan Malcolm Amstad, paraqitja e të cilit është në dyshim.
Pas Rumanisë, Kosova do të takohet me Maqedonisë, më 2 dhjetor./OxygenPress.info