Osmani: Letra e Biden ritheksoi raportet e fuqishme ndërmjet dy popujve tanë

0
47

Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës Vjosa Osmani, e ka bërë publike letrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, që i ka dërguar asaj me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Osmani tha se kjo letër rithekson raportet e fuqishme ndërmjet dy popujve.

“Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë”.

Ajo falënderon SHBA-të për mbështetjen e pazëvendësueshme.

“Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 🇽🇰 🇺🇸”.