UNICEF në bashkëpunimin me Peer Educators Network, ka bërë hapjen e Generation UnlimatedYouth Challenge.
Generation UnlimitedYouth Challenge bashkon të rinjtë për të trajtuar disa nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohen bashkëmoshatarët e tyre, shkruan OxygenPress.info
“Përmes kësaj iniciative, inovatorët e rinj, anë e mbanë Kosovës, inkurajohen të krijojnë zgjidhje për përmirësimin e arsimit, zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive profesionale, trajnimin për të rinjtë, dhe njëkohësisht, të fuqizojnë veten për të ndërmarrë veprime për çështjet që i prekin ata”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Fituesit do të kontribuojnë në suksesin e Generation Unlimited, një partneritet i sapo formuar, i cili është lansuar gjatë një aktiviteti të nivelit të lartë gjatë Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara , që synon përfshirjen e cdo të riu në arsim, trajnim apo punësim të cilësisë së lartë, deri më 2030. Kjo iniciativë, në Kosovë, është duke u organizuar nga Zyrja e UNICEF-it në Kosovë dhe Peer Educators Netëork, PEN.
Kjo punëtori do të zgjas tri ditë. Ku do të garojnë 10 ekipe, pastaj do të zgjedhen 5 nga to. Ndërsa, një ekip do të jetë pjesëmarrës edhe në gara globale./OxygenPress.info